Monday, March 9, 2009

Dieta e limonit, për humbje peshe dhe pastrim të organizmit nga helmet

Veprimin e dobishëm e kanë përbërjet e limonit, që ndihmojnë në djegien e yndyrave ekzistuese dhe e vështirësojnë paraqitjen e yndyrave të tjera. Përveç kësaj, e ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe shkatërrojnë shtresat e yndyrës në enët e gjakut

Limoni, pema me materie të dobishme për organizmin, është pjesë përbërëse e shumë programeve të të ushqyerit, ndërsa është bazë e një diete hit nga SHBA-ja. E dedikuar kryesisht për pastrimin e organizmit nga helmet, kjo dietë, për shkak të përbërjeve të dobishme të limonit, mundëson edhe humbjen e ndjeshme të kilogramëve. Veprimin e dobishëm e kanë përbërjet e limonit të cilët ndihmojnë në djegien e yndyrave ekzistuese dhe e vështirësojnë paraqitjen e yndyrave të tjera. Përveç kësaj, e ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe shkatërrojnë shtresat e yndyrës në enët e gjakut. Ekzistojnë disa variante të dietës së limonit. E para, detoksim total dhe nënkupton 5-10 ditë të agjërimit, gjatë të cilave hahet vetëm limon dhe pihet ‘Madal-bal’, një shurup panje me ekstrakte të palmës. Qëllimi i shurupit është furnizimi i trupit me proteina, vitamina dhe minerale, të cilat gjatë agjërimit nuk fitohen nga ushqimi. Vazhdimi i dietës përfshinë ushqim të zakonshëm, por me porcione më të vogla dhe me më pak yndyrë. Varianti i dytë është shumë më i butë dhe më i aplikueshëm. Në vend të shujtave, për mëngjes dhe darkë pihen 2-3 gota lëngje detoksuese. Lëngu përbëhet nga: dy lugë shurup, dy lugë lëng limoni dhe 300 ml ujë. Për drekë hahet një shujtë normale, por e matur dhe e shëndetshme. Ky variant i dietës zgjatë dy javë. E fundit – versioni më e shëndetshëm dhe më i butë i dietës, nënkupton ushqime të shëndetshme, ndërsa çdo shujtë pasurohet me shtesë të lëngut të limonit. E para, varianti drastik i dietës, i cili plotësisht heq konsumimin e ushqimit, sjell dobësim, rënie të përqendrimit, mjegullim të të shikuarit, lodhje dhe nervozizëm. Për këtë arsye, mund ta aplikojnë vetëm njerëzit plotësisht të shëndoshë. Në vend të variantit në të cilin agjërohet, sugjerohet një ushqim i kontrolluar me pirjen e limonadës pa sheqer dhe në ushqime të shtohet limon apo lëvozhgë limoni.

Shembulli i shujtës
Mëngjesi: çdo ditë njëjtë: një filxhan çaj me limon, 2 rriska bukë integral dhe një lugë marmelatë nga limoni.
Dreka: oriz i zier (70 g) i pasuruar me lëng limoni, dy lugë vaj dhe dy lugë djathë parmezan, sallatë e gjelbër me lëng limoni dhe një lugë vaj, sallatë pemësh nga pemët sezonale.
Darka: një pjesë e pjekur e mishit të viçit me rriska limoni, rriskë buke integrale, spinaq dhe një lugë lëng limoni.

Varianti i dytë
Mëngjesi: çdo ditë njëjtë: një filxhan çaj me limon, 2 rriska bukë integral dhe një lugë marmelatë nga limoni.
Dreka: mish peshku me lëng limoni dhe pjesë të tjera të limonit, perime të ziera në avull dhe të pasuruara me disa pika vaj dhe lëngun e gjysmës së limonit.
Darka: mish të bardhë pule (150 g) i pjekur me disa pika vaj me lëng limoni, speca të pjekur të spërkatur me pika vaji dhe lëngë të gjysmës së limonit.

Këshilla
Limoni bën pjesë në agrume, ndërsa përmban përbërje të cilat kanë veprim pozitiv në shëndetin e organizmit. Hidroksicitrati nga limoni, pengon asimilimin e yndyrës në organizëm, ndërsa polikosanoli, një lloj i sheqerit në lëvozhgën e limonit, ndihmon në djegien e yndyrave. Përmbajtja e lartë të antioksiduesit të vitaminës C, së bashku me vajra esencial të limonit, e zvogëlojnë sintezën e kolesterolit. Është shumë e rëndësishme konsumimi i ujit, posaçërisht në kombinim me limonin pa ndonjë shtesë tjetër. Në këtë mënyrë, ne e nxisim detoksimin dhe largimin e lëngjeve të tepërta nga organizmi. Konsumimi i zvogëluar i sheqerit dhe yndyrës, në kombinim me limonin, ka veprim të jashtëzakonshëm tek lodhja dhe rraskapitja, ndërsa e zvogëlon grumbullimin e celulitit, e përmirëson bukurinë e lëkurës dhe e rregullon tretjen. Nuk ka ndikim negativ në krijimin e thartirës së lukthit dhe me sukses e aktivizon sistemin mbrojtës. Variantin më të butë të dietës ua sugjerojmë personave me shëndet më të dobët dhe të gjithë atyre që e përballojnë vështirë ndryshimin e periudhave të vitit.

No comments:

Post a Comment